Kumarxhiu

1,500 L

Mos harroni: po lexoni “Kumarxhiun” e famshëm, ku edhe nervat, pejzat, indet e dorës janë një psikologji e ndjerë, e vërtetë, një botë e tërë, që ndan jetën, dritën nga errësira. Askush s’mund t’i shpëtojë tundimit! Edhe Dostojevski duket se i ka jetuar aq thellë ato momente të jashtëzakonshme.

SKU: 9789928033703 Kategoria

Maskarai me të vërtetë luan shumë ndyrë. Unë madje nuk jam kundër mendimit se këtu te tavolina bëhen vjedhje nga më të zakonshmet. Kruperët që janë ulur në të dy skajet e tavolinës ndjekin shumat e parave që vihen dhe lajnë hesapet, ka tmerrësisht shumë punë. Ja dhe një maskara! Shumica janë francezë. Megjithatë, unë këtu vëzhgoj dhe vrojtoj jo që të përshkruaj ruletën; unë përshtatem për veten time që të di si të sillem në të ardhmen. Vura re, për shembull, se nuk ka gjë më të zakonshme kur nga prapa tavolinës zgjatet papritur një dorë dhe i merr për vete ato që keni fituar ju. Nis grindja, shpesh edhe britma, dhe – ju lutem, gjeni dëshmitarë që të vërtetoni përunjësisht se shuma e vënë është juaja!

Komente

Nuk ka ende komente