Amerika ose i zhdukuri

1,000 L

Kjo është proza e parë dhe më e bukura e Franc Kafkës. Amerika rrëfen historinë e një emigranti të ri në moshë, Karl Rossmann që pas një aventure fatkeqe seksuale, e gjen veten në Amerikë, të dërguar nga prindërit e tij. Teksa pritej që djaloshi të çlironte veten në këtë vend magjik të mundësive, ai kalon aventura, arratisje të çuditshme dhe përjeton dyzime të çuditshme. Mënyra sesi e përshkruan të ashtuquajturën “toka e artë” e ka kthyer këtë vepër në një prej romaneve më moderne, më fantastike dhe më vizionore për Amerikën.

SKU: 9789928184399 Kategoria

Kafka dëshironte ta quante të parin në radhën e romaneve të veta “I zhdukuri” (fjalë pa “K” në gjermanisht); Maks Brodi, botuesi i tij, e quajti këtë roman “Amerika”, duke i kthyer veprës “K-në” gjermane, “K-në” e Evropës Qendrore, “K-në” e Jozef K, “K-në në vetvete si “K”, me tërë tingëllimën e saj aq të dashur për Kafkën. Kur djaloshi Karl Rosman, në një moshë gjashtëmbëdhjetë-vjeçare, që po detyrohej të mërgonte në Amerikë, i dëbuar prej prindërve, për arsye se ishte mashtruar nga shërbëtorja, me të cilën pati marrëdhënie seksuale, madje kishte lindur edhe një fëmijë, hyri në portin e Nju Jorkut mbi një anije, që prej kohësh kishte nisur të ngadalësonte ecjen, Statuja e Lirisë, të cilën po e vështronte prej disa çastesh, iu duk befas e ndriçuar nga një diell më i gjallë. Në krah ajo kishte një shpatë, që atë çast i dukej se po vringëllinte, ndërsa mburojën ia përshkonte një fllad i furishëm. – Sa e lartë qenka! – tha ai.”

Komente

Nuk ka ende komente