“Bij dhe dashnorë” është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s’ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani. Kurrë, me përjashtim ndoshta të vetë autorit D. H. Lawrence. Në këtë roman, ai kacafytet me dashuritë e papajtueshme që do t’i faniten tërë jetën: e dashura e tij shpirtërore e fëmijërisë dhe nëna e tij. Duke përdorur fjalët e vetë Lawrence – it, ky libër ka për qëllim të përshkruajë sundimin e një gruaje, e cila “teksa bijtë e saj rriten, i kthen ata në dashnorë, në fillim të parin e pastaj të dytin. Dashuria reciproke për nënën i nxit këta djem të dalin në jetë, vazhdimisht e pareshtur. Por kur burrërohen, nuk mund të dashurojnë, sepse nëna është prania më e fuqishme në jetën e tyre, ajo i mban të lidhur pas vetes.” “Bij dhe dashnorë” i zhvesh krejtësisht shpirtrat e burrave. Pak libra tregojnë një të vërtetë kaq të plotë e të pështjelluar mbi dashurinë që ndryshon, kaq vendosmërisht e pavendosur. Është gati përcëlluese një prekje e tillë e njerëzimit.
Bij dhe dashnorë
1,200 L
“Bij dhe dashnorë” është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s’ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani.
Komente
Nuk ka ende komente