Mos e lufto pranverën

1,000 L

Ky roman sjell historinë e një beteje romantike që mund të lexohet si beteja e modernitetit me mesjetën, ndershmërisë me hipokrizinë, qartësisë me turbullirën.

SKU: 97899281757731 Kategoria , Tag:

Ky roman, më romantiku dhe optimisti midis veprave të E. M. Forster-it, është historia e një vajze të klasës së mesme angleze, Lusi, e cila gjatë pushimeve të saj në Itali njihet me dy djem të rinj, Xhorxhin dhe Sesilin. Xhorxhi është djaloshar impulsiv, në kufijtë e mungesës së respektit dhe ëndërrimtar, ndërsa Sesili është i pjekur dhe serioz, i përqendruar në krijimin e një jete të duhur për njerëz të sërës së tij. Lusi ndihet e lëkundur midis dy romancave paralele dhe tundimet e saj autori i përdor si metaforë të betejës njerëzore midis konvencioneve shoqërore dhe ndjenjave të vërteta. A do të mbijetojë heroina jonë, me dëshirat dhe pasionet e saj, në atmosferën mbytëse dhe shoqërinë e mbyllur, tipike të asaj kohe, por ende të pranishme edhe sot?

Komente

Nuk ka ende komente