Procesi

800 L

Në apartamentin e Jozef K – së, një nëpunës i rregullt banke, paraqiten dy policë me një urdhër – arresti për një krim të pacaktuar që paska kryer. Jozefi flet për këtë “faj” me zonjën Grubah, qiradhënësen, dhe zonjushën Byrstner, fqinjën. Nuk kalon shumë dhe K – ja thirret në një gjykatë të mbushur plot me njerëz, ku merret në pyetje nga një hetues dhe ku debaton ashpër me gjykatësin.

SKU: 9789928000903 Kategoria

Në apartamentin e Jozef K – së, një nëpunës i rregullt banke, paraqiten dy policë me një urdhër – arresti për një krim të pacaktuar që paska kryer. Jozefi flet për këtë “faj” me zonjën Grubah, qiradhënësen, dhe zonjushën Byrstner, fqinjën. Nuk kalon shumë dhe K – ja thirret në një gjykatë të mbushur plot me njerëz, ku merret në pyetje nga një hetues dhe ku debaton ashpër me gjykatësin. Më pas, xhaxhai e njeh me avokatin Huld që e siguron se do ta ndihmojë, por avokati i shpjegon se procese të tilla zgjidhen përmes rrugëve jashtë gjykatës, me korrupsione dhe intriga. Jozef K – ja nuk pushon së ndjekuri rrugët ligjore, megjithëse përballja me organizatën e fshehtë dhe të stërmadhe gjyqësore e bën të ndjehet i pafuqishëm. Ndërkaq, fillon t’i vijë rrotull Leni, shërbyesja apo sekretarja e avokatit Huld. Në këtë fazë, K – ja përfshihet përherë e më tepër në mekanizmin e gjykatës pa e ditur përse, i përkushtohet me zell çështjes, por ky zell përkthehet si fajësi. Rikthehet në gjykatën e zbrazur dhe bisedon me Hildën, gruan e ftuesit të gjyqit. Pastaj takon vetë ftuesin, i cili e njeh me një grup të akuzuarish që presin pa shpresë. Kjo e rikthen tek Huldi, ku K – ja njeh tregtarin Blok, një klient që i shërben si dëshmi e qartë e moskokëçarjes dhe paaftësisë së avokatit. I acaruar e i mërzitur, K – ja vendos t’i kërkojë ndihmë piktorit Titoreli, i cili u bën portrete gjykatësve, por ky personazh nuk u jep dot asnjë lloj ndihme ndërsa K – së i duhet t’ia mbathë i përndjekur nga një tufë vajzash. K – së sa vjen e i shtohet ankthi për procesin, i cili i duket si një kërcënim i errët mbi jetën, i duket sikur të gjithë, në rrugë, kafene, në punë, e dinë për procesin dhe në sytë e njerëzve lexon ironi e dënim. Një ditë e dërgojnë nga puna me një detyrë në katedrale ku prifti, kapelani i burgut, i tregon alegorinë e njeriut që kërkon të pranohet në portën e Ligjit. Atë çast, K – ja kupton se nuk i ikën dot procesit, që një fuqi e padukshme ka vendosur për fatin e tij dhe që e pret dënimi e vdekja. Ditën kur mbushi tridhjetë e një vjeç, vijnë ta takojnë dy zotërinj të veshur me të zeza që e çojnë në rrethinat e qytetit dhe i japin një thikë që të presë fytin. Pasi nuk pranon, e vrasin vetë “si qen”.

Komente

Nuk ka ende komente