Nga romani në roman, rrethi, – si rrathët në veprën e Dantes, – shkon gjithnjë duke u ngushtuar. Qarku i caktuar prej së Paemërtueshmes thjeshtohet në një pikë dhe kjo është vrima e zezë në qendër të një galaksie, aty ku hapësirë-koha shformohet, ku gjithçka gëlltitet dhe shformohet, por pa u zhdukur. Qenia që qëndron në këtë pikë është detyrimisht pa emër, sepse bëhet fjalë për “unë” dhe për këtë “mua” të paidentifikueshëm asnjëherë. I ngurtësuar, trupi i së Paemërtueshmes është i paaftë qoftë edhe për lëvizjen më të vogël. Megjithatë, ajo ka për të folur. Personazhet e saj të mëparshme, Molloy, Malone dhe të tjerët, kalojnë dhe rikalojnë duke u rrotulluar rreth saj. Ata duken sikur ta kenë bërë me fjalë që ta detyrojnë për të vazhduar në jetë, për ta shtrënguar pra që të vazhdojë të thotë. Atëherë e Paemërtueshmja do të krijojë botë të tjera, t’u japë zë ca të tjerë vetvetja. Personazhet që ajo do të duhet “të përpiqet të jetë” – me mendjekthjelltësi por pa u ndarë asnjëherë nga humori i vet – do të jenë me radhë Mahoodi, njeriu trung i ngulur në një qyp, pastaj Wormi, fytyrë e padallueshme, që është thjesht një vesh “rrëqethës” dhe shqetësim i tmerrshëm i “një syri në përgjim”.
E paemërtueshmja
800 L
E paemërtueshmja është një novelë e vitit 1953 dhe pjesa e tretë e trilogjisë së Beket-it. Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beket vendos secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij: “Molloy”, “Malone vdes” dhe “E Paemërtueshmja”, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.
Komente
Nuk ka ende komente