Sekreti i engjëjve

1,500 L

Njëfarë filli i kuq që zgjidhet në të kundërt, duke çuar në një të shkuar të largët kur, në fillim të shekullit të kaluar, Fjelbaka njohu një “fabrikuese të mistershme engjëjsh”.

SKU: 9789994306633 Kategoria

E vendosur të fillojë një jetë të re, Eba kthehet në Valo, në ishullin e shkëlqyer të fëmijërisë, të shtrirë mbi shtëpizat e bardha dhe shkëmbinjtë e rrëpirët të Fjelbakës, në idilin e arkipelagut suedez. Dëshiron ta risistemojë koloninë që i përket dhe të cilën nuk e ka parë më që nga dita kur, një prag Pashke të shumë viteve më parë, familja e saj zhduket në hiç, duke lënë pas vetes vetëm një tryezë të shtruar për festë dhe një vajzë njëvjeçare që endej e përhumbur. Askush nuk i pa më përsëri; askush nuk qe kurrë në gjendje të përcaktonte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Një mister që ngacmon ngaherë kërshërinë e Erikë Falkut, tani entuziaste që mund të rimarrë në dorë hetimin personal mbi atë histori të errët.Por duket se për Ebën nuk ka qetësi. Dikush kërkon ta largojë, i gatshëm të bëjë çfarëdolloj gjëje për të mbrojtur sekretin e ishullit. Pas një zjarri që shpërtheu natën, kërcënimet bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse: Eba tashmë ka humbur gjithçka, e megjithatë është ende dikush që dëshiron vdekjen e saj. Erikës dhe Patrikut nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bashkojnë forcat për të gjetur arsyet e një mllefi që vitet nuk e kanë fashitur, duke filluar nga një indicie e dobët: gjurmë të vjetra gjaku që punimet e restaurimit kanë nxjerrë në dritë në koloninë e Valosë.

Komente

Nuk ka ende komente