Shtatë bashkëshortët e Evelin Hygosë

1,200 L

EVELIN HYGO ËSHTË IDHULLI MAGJEPSËS QË ADMIRONI, POR DHE LUFTËTARJA E PAMËSHIRSHME QË DËSHIRONI TË JENI. HISTORIA E JETËS SË SAJ TË COPËTON ZEMREN, POR PRAPE ËSHTË E BUKUR DHE DO T’I MBAJË LEXUESIT TE MAHNITUR DERI NË FAQEN E FUNDIT.
– JAMIE BLYNN, Us Weekly

5 stok

SKU: 9789928005021 Kategoria Tag:

EVELIN Hygo, tashmë e moshuar dhe e tërhequr nga bota, më në fund ndihet gati të thotë të vërtetën lidhur me jetën e saj magjepsëse dhe skandaloze. Por, kur zgjedh gazetaren e panjohur të një reviste, Monika Grantin, për këtë punë, askush nuk habitet më shumë se vetë Monika. Pse ajo? Dhe pse tani?

Monikës nuk i shkojnë punët mirë. Burri e ka lënë, jeta profesionale i ka marrë rrugë pa krye. Pavarësisht se pse e zgjodhi Evelina për t’i shkruar biografinë, Monika është e vendosur ta përdorë këtë mundësi për t’i dhënë një shtysë përpara karrierës.

Në apartamentin luksoz të Evelinës, Monika dëgjon e mahnitur historitë që i tregon aktorja. Duke e nisur nga mbërritja në Los Anxhelos në vitet 1950, te vendimi për ta lënë biznesin e shfaqjeve në vitet 1980 dhe, sigurisht, duke i treguar edhe për shtatë burrat që kishte ndërruar, Evelina shtjellon një histori ambicieje të pamëshirshme, miqësish të papritura dhe dashurish të ndaluara.

Monika fillon të ndihet mjaft e lidhur me yllin legjendar por, ndërsa historia e Evelinës i afrohet fundit, bëhet e qartë se, jeta e saj ndërthuret me atë të Monikës në mënyrë tragjike dhe të pakthyeshme.

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

467

Autori

Taylor Jenkins Reid

Komente

Nuk ka ende komente