Lepuri është i pasur

1,950 L

“Lepuri është i pasur” (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i Çmimit Kombëtar të Librit (1982) i Çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981). Personazhe të reja dhe të vjetra rishfaqen në këto skena të moshës së mesme të Lepurit, ndërsa ai vazhdon të ndjekë, ashtu siç di ai, ylberin e lumturisë.

SKU: 9789928375520 Kategoria

Heroi i romanit “Lepur, vrapo” (1960), dhjetë vjet pas ngjarjeve të “Lepuri kthehet” (1971), gëzon mirëqenie si drejtor i përgjithshëm i shitjeve në agjencinë e shitjes së Tojotave, Springer, në qytezën e Bruerit, Pensilvani. I ka arritur të gjitha: seksin, martesën, atësinë dhe një status të sigurt shoqëror në Amerikë, vendin e çudirave, ku ka filluar të ndihet një zvetënim i ngadalshëm. Është viti 1979: një satelit amerikan rrëzohet, vargu i atyre që furnizohen me naftë vetëm zgjatet dhe shtimi i inflacionit përkon me zvogëlimin e ndjenjës kombëtare të vetëbesimit. Megjithatë, Herri “Lepur” Engstrëm ndihet në formë të shkëlqyer, gati për të shijuar jetën më në fund, derisa i biri i pabindur, Nelsoni, kthehet nga studimet dhe atij i rishfaqet imazhi i një dashurie të vjetër… Personazhe të reja dhe të vjetra rishfaqen në këto skena të moshës së mesme të Lepurit, ndërsa ai vazhdon të ndjekë, ashtu siç di ai, ylberin e lumturisë.

Komente

Nuk ka ende komente