KAROLINA është një vajzë e pasur amerikane, jeta luksoze dhe e rehatshme e së cilës tronditet nga themelet, kur ushtria e Hitlerit pushton Poloninë, e më pas i hedh sytë nga Franca. Përtej oqeanit, KASIA KUZMERIK, një adoleshente polake sheh t’i rrëshqasë rinia para syve, kur angazhohet si korriere në lëvizjen ilegale vendase. Një hap i gabuar, mund të sjellë pasoja fatale. Për HERTA OBERHAUZERIN, mjeken e re dhe ambicioze gjermane, një njoftim, i cili thotë se kërkohen mjekë të rinj në një kamp përqendrimi, do të jetë bileta e saj për një jetë në izolim. Jetët e tri të rejave do të përplasen kur ndodh e paimagjinueshmja dhe Kasia përfundon në kampin famëkeq nazist të përqendrimit, “Ravensbryk”. Atje, emri i saj dhe i të gjitha bashkëvuajtëseve të saj, do të harrohet, duke u zëvendësuar me një numër… Pas luftës, Karolina dhe Kasia do të kërkojnë pareshtur të bëhet drejtësi për ato gra e vajza, të cilat historia i ka harruar… Peripecitë e tyre do të përshkojnë kontinente: nga Nju-Jorku në Paris, Gjermani dhe Poloni. Një histori që të mbërthen deri në faqen e fundit, në kërkim të së vërtetës.
Vajzat pa emër
1,400 L
Frymëzuar nga jeta e një heroine të Luftës së Dytë Botërore, romani “Vajzat pa emër” tregon një histori të madhe dashurie, shpagimi dhe sekretesh të tmerrshme, të fshehura për dekada të tëra. Kjo është një pjesë e historisë, e cila nuk duhet të mbetet kurrsesi në harresë.
Komente
Nuk ka ende komente