Karolina Rejnoldsi dhe Simon Parkeri po shpërngulen në një shtëpi të re, por vazhdojnë të jenë shumë të ngarkuar me punë. Meqë shefja e saj do të niset për muaj mjalti, Karolina duhet të punojë me orar të zgjatur, kurse Simoni është i angazhuar me punën e tij anembanë botës. Megjithatë, kur takohen, seksi është më i zjarrtë se kurrë, duke provuar se malli e bën zemrën të dridhet dhe epshin më të fortë… Por ja, rikthimi në qytetin ku u rrit, bën që Simoni të pyesë veten për prioritetet që ka në jetë dhe nëse i pëlqen vërtet ajo mënyrë jetese. Befas, zgjedh të qëndrojë në shtëpi dhe jo të shëtisë e të fotografojë botën, gjë që për Karolinën është problem i madh. A i duhet asaj të zgjedhë mes karrierës dhe jetës personale? Me kalimin e kohës, ideja e një shtëpie të madhe e të përbashkët, rrethuar me gardh të bardhë, fillon të duket e frikshme. A është gati ky çift i pazakontë të lërë mënjanë shakatë e të hedhë një hap kaq të rëndësishëm?
Duke na ofruar një tablo të qartë të jetës së një vajze të shekullit të njëzetenjëtë, Alice Clayton sjell një libër plot pasion dhe nota humori.
E dashura
1,100 L
Të kesh gjithçka, nuk ka qenë kurrë kaq emocionuese… ose e vështirë.
9 stok
Komente
Nuk ka ende komente