Historia zhvillohet në një shtet të identifikuar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë shtet, politikat sociale dhe ndërhyrjet shtetërore, gjithmonë e në rritje, kthehen gradualisht në pengesë për aktivitetin e njerëzve “të ndritur”. Protagonistja, Denji Tagart, mundohet të luftojë shkatërrimin e ngadaltë të sistemit, duke iu kundërvënë ndryshimeve e duke angazhuar edhe disa aktorë të tjerë. Jeta e saj private do të përzihet me funksionin e saj publik të pavetëdijshëm. Pyetja që rrëshqet në çdo faqe të librit, fillon të bëhet gjithmonë e më e qartë: “Parazitët” do të ngadhënjejnë apo do të vetëshkatërrohen? Tema e romanit “Revolta e Atlasit”, siç e ka përshkruar vetë autorja, është “roli i mendjes së njeriut të lirë”. Libri eksploron disa tema si mbrojtja e arsyes, e individualizmit, e kapitalizmit dhe falimentimet e veprimeve shtetërore. Libri ka 1160 faqe dhe për këtë arsye, në shqip, do të botohet me tri vëllime që do të ndjekin ndarjen origjinale në tri pjesë.
Revolta e Atlasit
1,000 L
“Revolta e Atlasit” është romani i katërt dhe i fundit i Ayn Rand-it. I botuar për herë të parë në vitin 1957 në SHBA, ai konsiderohet si kryevepra e saj. Në një sondazh të vitit 1991, “Revolta e Atlasit” rezultoi si libri i dytë më influencues pas Biblës
Komente
Nuk ka ende komente