Një histori e vërtetë për domethënien e jetës, e rrëfyer në këto faqe libri, mund të duket e paimagjinueshme, por Mitch Albom-i, shkrimtar bashkëkohës amerikan, e ka realizuar këtë. Ai rrëfen historinë e mësuesit që ia ndryshoi atij jetën, duke i treguar arsyet e vërteta pse kemi ardhur në këtë botë dhe gjërat të cilave duhet t’u gëzohemi. Kur ishte diplomuar, Mitch Albom-i, rrëfyesi, i kishte thënë profesorit të vet të parapëlqyer, Mori Shvarcit, se do t’i ruanin lidhjet. Megjithëkëtë, Mitch-i nuk merr vesh asgjë për profesorin e vjetër, derisa një ditë mëson nga një intervistë në televizion se mësuesi i tij i parapëlqyer në kolegj, Mori, vuan nga ALS, një sëmundje vdekjeprurëse. Ai përshkon shumë milje, takohet me mësuesin e vjetër çdo të martë dhe Mori, profesori i moshuar, i mëson gjëra të reja rreth jetës dhe se çfarë duhet të kërkojmë në të vërtetë. Mitch-i nis të kuptojë se si fillon të përmirësohet jeta e tij me ndihmën e Morit.
Të martat me Morin
800 L
“Të martat me Morin” është një kronikë magjike e kohës, ku shpalosen konceptet se çfarë është bota, keqardhja, pendimi, vdekja, familja, ndjenjat, plakja, paraja, dashuria, martesa, lumturia etj., nëpërmjet shembujve konkretë nga jeta e përditshme. Si i tillë, konsiderohet një libër me ndikim të fuqishëm në jetën e atyre që e kanë lexuar.
Komente
Nuk ka ende komente