Në moshën 22-vjeçare, Cheryl Strayed mendoi se kishte humbur gjithçka. Pas humbjes së nënës, secili në familje mori rrugën e tij dhe shumë shpejt mori fund edhe martesa e saj. Katër vjet më vonë, duke menduar se nuk kishte më asgjë për të humbur, ajo mori vendimin më të rëndësishëm të jetës. Pa pasur asnjë lloj përvoje dhe as stërvitjen e duhur, e udhëhequr vetëm nga vullneti i hekurt, ajo përshkoi më shumë se një mijë e pesëqind kilometra të Shtegut të Kreshtës së Paqësorit nga shkretëtira e Mohaves, nëpër Kaliforni, Oregon dhe Uashington, e vetme. Një histori e treguar me shumë stil, ngrohtësi dhe humor. “Shpirt i Egër” rrëfen tmerret dhe kënaqësitë e një gruaje të re, e cila ndërmerr një rrugëtim i cili e rraskapiti, e forcoi dhe në fund, E SHËROI!
Shpirt i eg?r
1,300 L
“Një libër i mrekullueshëm, i cili nuk është vetëm argëtues, por të bën të ndihesh shumë mirë pasi e ke përfunduar.” The Boston Globe
10 stok
Komente
Nuk ka ende komente