Në një kohë kur duhet të shqetësohemi vetëm për të ardhmen, mund të duket i pazakontë interesimi për marrëdhënien midis dy mendësive të cilat e kanë origjinën në Lindjen e Mesme që përpara tri mijë vjetësh. Megjithatë, për të kuptuar më mirë botën, asgjë nuk është më aktuale, më e domosdoshme, më urgjente, sesa zbulimi i themeleve të qytetërimit perëndimor, aq i adhuruar dhe i urryer njëkohësisht. Këto themele, në thelb, janë hebraike dhe greke. Dialogu ndërmjet mendimit hebraik dhe atij grek ndërtoi një sistem vlerash, një utopi shoqërore që lartësonte individin, lirinë për të menduar, për të arsyetuar, për të zbuluar, për të mbledhur dijen dhe për të përmirësuar botën materiale. Prej tij ka filluar mbretërimi i arsyes, që është e pandashme nga liria. Nëse hebrenjtë mbështesnin të pafundmen dhe shpresën, grekët të fundmen dhe arsyen, të dy bashkohen te një ide e cila ishte themeli i Perëndimit. Sidoqoftë, kjo origjinë hebraike dhe greke është krejtësisht e panjohur: qytetërimi perëndimor e pranon origjinën greke, por, përgjithësisht, nuk e përmend atë çfarë i detyrohet judaizmit dhe në vend të kësaj, i referohet krishterimit.
Fati i perëndimit: Athinë, Jerusalem
1,500 L
Ky libër është një lloj psikanalize e qytetërimit perëndimor për të zbuluar dhe për të supozuar të fshehtat e tij, të cilat i paraqesim në këtë libër. Në to gjendet kushti për mbijetesën e tij.
Komente
Nuk ka ende komente