Mesimet E Historise

800 L

Një koleksion me ese të jashtëzakonshme të dy prej mendimtarëve më të shquar të epokës sonë, të cilët përmbledhin 5000 vjet histori në 100 faqe. Dana D. Kelley i Arkansas Democrat-Gazette, thotë: “Një kryevepër që duhet të jetë në bibliotekën e çdo shtëpie.”

SKU: 9789928265258 Kategoria

Pasi punuan pesëdhjetë vjet për të përfunduar vëllimet e njohura të “Historisë së qytetërimit”, Will dhe Ariel Durant u vlerësuan me çmimin “Pulitzer” në vitin 1968, dhe u nderuan me “Medaljen Presidenciale të Lirisë” në vitin 1977. Përveçse kanë edukuar dhe argëtuar lexuesit në të gjithë botën, ata janë shquar si mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe përkrahës të reformave sociale. Libri “Mësimet e historisë”, një studim përmbledhës i kulturës dhe qytetërimit të njerëzimit, është produkt i punës kërkimore të një jete të tërë nga historianët Will dhe Ariel Durant. Teksa bëjnë një përmbledhje të filozofisë dhe progresit social, Will dhe Ariel Durant na shoqërojnë në një udhëtim nëpër histori, duke eksploruar mundësitë dhe kufizimet e njerëzimit në epoka të ndryshme. Duke ballafaquar jetë, ide dhe arritje madhështore me cikle të luftës dhe pushtimit, autorët hedhin dritë mbi tema të jashtëzakonshme, të cilat i japin kuptim edhe historisë sonë.

Komente

Nuk ka ende komente