Për herë të parë në gjuhën shqipe, me mjetet e thjeshta të dokumentimit dhe analizës shkencore, na dalin të shpërbëra mite dhe ngrehina ideologjike njëqindvjeçare rreth heroit kombëtar të shqiptarëve. E për çudi, edhe pse bien njëra pas tjetrës legjendat që fëmijëve tanë dhe gjithë një shoqërie ua ngulisin në kokë qysh se hapin sytë, në fund heroi ynë tragjik nuk na është venitur osë tëhuajtur. Përkundrazi, ia ndjejmë edhe më thellë dramën gjigante, përpjekjen e dëshpëruar për t’iu kundërvënë me luftëtarët e tij malësorë perandorisë më të madhe të kohës.
Skënderbeu
1,500 L
Në vazhdën e jetëshkrimeve dhe monografive të shumta kushtuar Gjergj Kastriotit, “Skënderbeu” i Schmittit është portreti më i plotë, i ndërtuar me mjetet e historiografisë moderne, me një depërtim të pazakontë në shoqërinë, në protagonistin dhe personazhet kryesore rreth Aleksandrit të ri.
Komente
Nuk ka ende komente