Viktoria ka frikë nga kontakti fizik. Ka frikë nga fjalët, nga fjalët e saj dhe ato të të tjerëve. Por sidomos ka frikë të dashurojë dhe të lejojë ta dashurojnë. Ka vetëm një vend ku frika e saj tretet në heshtje dhe në paqe: ai është kopshti i saj i fshehtë në lulishten publike të Portero Hill- it në San Francisko. Lulet që ka mbjellë me duart e veta në këtë cep të panjohur të qytetit janë shtëpia e saj. Streha e saj. Zëri i saj. Pikërisht nëpërmjet gjuhës së luleve, Viktoria shpreh emocionet e saj më të thella. Livanda për mosbesimin, carangthi për mizantropinë, trëndafili i bardhë për vetminë. Sepse Viktoria nuk ka pasur një jetë të lehtë. E braktisur që në djep, e ka kaluar fëmijërinë duke u hedhur sa te njëra familje birësuese te një tjetër. Deri në takimin dramatik dhe tronditës me Elizabetën, e vetmja nënë e vërtetë që ka pasur ndonjëherë, gruaja që ia mësoi gjuhën e fshehtë të luleve. Dhe tani, pikërisht falë kësaj dhuntie magjike, ka marrë në dorë jetën e saj: tashmë është tetëmbëdhjetë vjeçe dhe punon si luleshitëse. Lulet e saj janë ndër më të kërkuarat në qytet, dhurojnë lumturi dhe shërojnë shpirtin. Por Viktoria nuk e ka gjetur ende lulen që është në gjendje të përthajë plagën e saj. Sepse zemra e saj mban brenda një faj të fshehtë. I vetmi që arrin tia shkulë me rrënjë është një djalë që duket se di gjithçka për të. Vetëm ai mund ta heqë atë barrë nga zemra e Viktorias, si gjembat që i hiqen një kërcelli. Vetëm ai mund të kujdeset për rrënjët e saj të padukshme. Vetëm kështu zemra më e ashpër e trëndafilit të bardhë mund të bëhet e kuqe nga pasioni.
Gjuha e fshehtë e luleve
1,200 L
Një novel me një stil të shkruari elegant dhe hipnotizues, ”Gjuha e fshehtë e luleve” bashkon mrekullisht të shkuarën dhe të tashmen, duke krijuar një portret jetësor të një gruaje të paharrueshme, ku dhuntia e saj për të kuptuar gjuhën e luleve e ndihmon për të ndryshuar jetën e të tjerëve, ndërkohë që lufton për të kapërcyer të shkuarën e saj të trazuar.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Dudaj |
---|---|
Numri i faqeve | 355 |
Autori | Vanessa Diffenbaugh |
Komente
Nuk ka ende komente