“A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?” Adami dhe Luiza, ish-të dashur, jetojnë tashmë me mijëra kilometra larg njëri-tjetrit. Ai në Paris, ajo në Monreal. Përmes këmbimit të letrave, duke kujtuar lëndimet e së shkuarës dhe duke i pohuar njëri-tjetrit aventurat e reja të tyre, ata hidhen në një sfidë: të provokojnë dashurinë. Por, a fshihet ndonjë kurth pas kësaj loje? Vëzhgues i mirë i trilleve të zemrës, Eric-Emmanuel Schmitt eksploron misterin e joshjeve dhe të ndjenjave. PJESË NGA LIBRI
I dashur Adam,
Atëherë po e bëj pyetjen ndryshe: a jemi të lirë të biem në dashuri me filanin apo fistekun?
A zgjedhim?
A na zgjedhin?
Kur të njoha ty Adam, ishte dashuri me shikim të parë. “Ky është ai!” ulëritën shqisat dhe mendja ime.
Muajt e fundit dola në përfundimin që shqisat dhe mendja ime e kishin humbur gjykimin, sepse ne u ndamë në krye të pesë vjetëve.
Tani pyes veten: “Vërtet gabohesha kaq shumë?”… E vdesim dashurinë duke dashur ta bëjmë të përjetshme. Më mirë ta shijojmë kur e kemi, kjo dhuratë mjafton.
Lumturia s’mund të jetë veçse e përkohshme. A na e ka vërtetuar kush të kundërtën?
Në jetën e njeriut, “përgjithmonë” do të thotë gjithmonë “për pak kohë”.
Luiza jote
P.S. Sa letërkëmbim i çuditshëm ky yni: nuk flasim nga dashuria, por për dashurinë.
Komente
Nuk ka ende komente