“Qysh prej themelimit të qytetit, që kur njerëzit lindnin e martoheshin, kurrë nuk ishte parë një trup i tillë, kurrë një ecje e ngjashme, apo një shikim i kësisojmë. E gjithë kjo nuk kishte lindur e nuk ishte zhvilluar në raport me sa e rrethonte. Rastësia e kishte sjellë aty kushedi se nga”. Këtë mendoi Alibegu, guvernatori i një krahine të humbur të Serbisë, ku kishte hedhur rrënjë magjia e Anikës, asaj që “meditoi të këqija e fatkeqësi, njësoj siç mendon kushdo tjetër për shtëpinë, fëmijët e bukën e gojës”. E ndihmuar nga dy kurtizane, në shtëpinë e saj të veçuar nga fshati, Anika priste burrat, të gjithë burrat, dhe i magjepste. Trupi i saj i mrekullueshëm ishte shndërruar në një magnet që tërhiqte pas vetes ëndrrat, urrejtjet dhe dëshirat e një krahine të tërë.
Kohërat e Anikës
500 L
“Në çdo grua jeton një djall, që duhet vrarë ose duke e vënë në punë, ose duke e bërë të lindë, ose me të dyja këto mënyra”, mëson një thënie e moçme serbe. Por Anika është një djall shumë i fuqishëm, që nuk e lë veten kollaj të zbutet dhe sjell shkatërrim kudo përreth, duke ushtruar njëfarë magjie erotike. Ky subjekt, ku Andriçi ka shpalosur tërë fuqinë e tij si rrëfimtar, është kronika e ngjarjeve të errëta, që u zhvilluan në “kohërat e Anikës”.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Dritan |
---|---|
Numri i faqeve | 168 |
Autori | Ivo Andriç |
Komente
Nuk ka ende komente