Eksodi

1,500 L

Leon Marcus Uris ishte një romancier amerikan, i njohur për shkencën e tij historike dhe hulumtim të thellë që hyri në romanet e tij. Dy librat e tij bestseller ishin Eksodi (botuar në 1958) dhe Trinity (botuar në 1976).

SKU: 9992759240 Kategoria

Eksodi është emri i një anijeje me të cilën një grup refugjatësh hebrenj, të internuar nga anglezët në një kamp përqendrimi në Qipro, më 1947, arrin të arratiset dhe pas një mijë peripecish, shkel në Tokën e Premtuar, në Palestinë. Një roman historik i tejmbushur me pasion, me përpjekje, me shpresë dhe dashuri, Eksodi është libri më i famshëm i shkrimtari hebreo-amerikan Leon Uris, është historia e rilindjes së një kombi pa tokë në kërkim të përjetshëm të një toke pa komb. I shkruar vetëm dhjetë vjet pas lindjes së shtetit të Izraelit dhe i përkthyer në pesëdhjetë e gjashtë gjuhë të botës, ky roman përshkruan luftën e një kombi të tërë për t’i shkulur rërës së shkretëtirës – dhe mbi të gjitha, urrejtjes së njerëzve – një pëllëmbë tokë, mbi të cilën të mund të ringjallet.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

772

Autori

Leon Uris

Komente

Nuk ka ende komente