“Pelegrini i Kompostelës” tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij, u druhet rreziqeve tinëzare dhe tentativave kërcënuese, për të rigjetur shpatën që do ta lejojë të bëhet Mjeshtër RAM. Kjo udhë, e përshkuar realisht nga Paulo më 1986, do të bëhet kështu frymëzimi letrar i një romani aventuresk që është në të njëjtën kohë parabolë magjepsëse mbi nevojën e gjetjes së rrugës së vetë jetës.
Pelegrini i Kompostelës
700 L
Shkruar më 1987, “Pelegrini i Kompostelës” zë një vend të veçantë në veprën e Paulo Coelho – s, jo vetëm sepse është romani i tij i parë, që do të pasohet nga “Alkimisti”, por mbi të gjitha sepse zbulon në mënyrë të plotë humanizmin e mesazhit të tij dhe thellësinë e hulumtimit të tij të brendshëm.
Përshkrim
Informacion shtesë
| Shtëpia Botuese | Toena  | 
		
|---|---|
| Numri i faqeve | 256  | 
		
| Autori | Paulo Coelho  | 
		
				
				
Komente
Nuk ka ende komente