Mbretëresha e festës së madhe

1,000 L

Autorja e bestseller-it absolut, edhe në Shqipëri, “Gruaja e këpucarit” vjen me një tjetër roman në gjuhën shqipe. Sërish një histori dashurie, në mjedis italo-amerikane, ku e kaluara rri pezull plot magji, dhe mister mbi fatet e dy personazheve të romanit, Nelës dhe Renatos. Trigiani ka një talent mahnitës prandaj edhe me këtë libër sfidon….

SKU: 9789928062109 Kategoria Tag:

Në fund të viteve 1800, banorët e një fshati të vogël nga rajoni i Barit të Italisë, emigruan masivisht për në tokën e premtuar, Amerikë. Ata u vendosën në Roseto, Pensilvani dhe krijuan jetën e re, duke u kujdesur deri në detaje për zakonet dhe traditat e vendlindjes. Kremtimi i përvitshëm i Zonjës së Malit Karmel, ose Festa e Madhe, siç quhej nga vajzat e reja që konkurrojnë për të qenë Mbretëresha e festës, është energjia dhe hareja e traditës së gjallë, të botës së vjetër të Rosetos. Ferma e Kasteluçave ndodhet në periferi të Rosetos. Nela, vajza e mesme e pesë fëmijëve të familjes, është inteligjente dhe dëshiron që një ditë të bëhet mësuese dhe të jetojë larg mundimeve të fermës. Por ëndrrat e saj marrin një rrjedhë tjetër kur takon Renato Lanzarën, djalin e një familjeje të mirënjohur në qytet. Ai është djalë i arsimuar, i pashëm dhe poet tërheqës, cilësi tërheqëse për vajzat… Miqësia e tyre ndez një romancë të zjarrtë për të cilën Nela është e bindur se do t’i çojë drejt altarit. Mjerisht ajo nuk është e vetmja vajzë që e ëndërron këtë lidhje me Renaton. Por, ai zhduket krejt befasisht. Mbas katër vitesh mungesë, kthimi i papritur i Renatos në Roseto në mbrëmjen para dasmës së Nelës, me djaloshin energjik Franko Zollerano, trondit gjithë qytezën Roseto. Ndonëse Renato ka zgjedhur një rrugë shumë të ndryshme nga ajo e Nelës, ata janë të “dënuar” të jetojnë të dy në Roseto, atje ku e kaluara rri pezull mbi ta si një stuhi gati për të shpërthyer.

Shtëpia Botuese

Ombra GVG

Numri i faqeve

317

Autori

Adriana Trigiani

Komente

Nuk ka ende komente