Trilogjia e mjegullës

1,500 L

Kombinim i pashoq i aventurës, misterit e ankthit, nga dora e mjeshtrit rrëfimtar, autorit të romanit “Hija e erës”. Trilogjia e mjegullës bashkon tre librat e parë të shkruar nga Carlos Ruiz Zafón, duke formuar një cikël romanesh me mister dhe aventurë. Plot intriga dhe befasi, të tre historitë formojnë një triptik ku elementet romanceske nga letërsia fantastike dhe gotike, të kombinuara me forcën e madhe tregimtare dhe stilin e pagabueshëm të autorit,do ti ofrojnë lexuesit emocione që vetëm bota e leximit t’i dhuron.

SKU: 9789928103956 Kategoria

Një shtëpi misterioze në bregdetin atlantik të Spanjës dhe tre të rinj që zbulojnë sekretet e lashta që ai ruan, të lidhura me pakte të nënshkruara me një personazh djallëzor e misterioz, Princin e Mjegullës, që del nga hijet e natës për tu zhdukur në agim. Në Kalkutën e vitit 1916, një tren në flakë shqyen natën, ndërsa binjakët e porsalindur, Beni dhe Sheri shpëtojnë për mrekulli. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, thëngjijtë e atij zjarri kthehen e nisin sërish të digjen rreth dy të rinjve, duke shënjuar fatin e tyre. Në një far në bregdetin e Normandisë, Irena dhe Ismaeli hyjnë në botën e fshehtë të një prodhuesi lodrash, një enigmë që do ti bashkojë ata përgjithmonë, duke i zvarritur në një botë të komplikuar dritëhijesh. Tri romanet e para të autorit të veprës “Hija e erës”, të bashkuara në një vëllim të vetëm. Atmosferë gotike, drama marramendëse dhe personazhe që nguliten në mënyrë të pashlyeshme në mendjet e lexuesit. Kombinim i pashoq i aventurës, misterit e ankthit, nga dora e mjeshtrit rrëfimtar, autorit të romanit “Hija e erës”.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

568

Autori

Carlos Ruiz Zafón

Komente

Nuk ka ende komente