Eugjen Onjegini

600 L

Romani në vargje “Eugjen Onjegini” është vepra madhore e Pushkinit, ajo që e bëri atë të pavdekshëm. Kritika e quajti romanin “Enciklopedi të jetës ruse të viteve 20′ të shekullit XIX”. Fillimi i shekullit të XIX – të shënoi një hov të përgjithshëm të jetës politiko – shoqërore të Rusisë, që ishte pasojë e luftës së madhe patriotike të popullit rus kundër ushtrisë së Napoleonit.

5 stok

SKU: 9789992743158 Kategoria Tag:

Libri ” Eugjen Onjegini” është njëndër veprat më të spikatura të shekullitXIX. Pushkini i përshkruan njerëzit e thjeshtë, jetën e tyre, traditat dhe mënyrën se si i kalojnë ditët. Romani e përcjell personazhin kryesor Eugjen Onjeginin për të cilin, në fillim mësojmë pothuajse çdo gjë, që nga rrethanat familjare, gjendjes materiale, gjërat që i adhuronte, mënyrën e veshjes. E përcjellim ndryshimin e tij që nga dalja në qytet të madh, deri në tërheqjen në qetësinë e fshatit. Transformimin e personazhit e shoqërojnë ngjarje tragjike, ndërsa udhëtimin e tij e ndërpret Pushkini, kështu që nuk e dimë në do të ketë ndryshime të rëndësishme. Figura e Eugjenit na përkujton heroin romantik klasik i cili i kupton të gjitha padrejtësitë në jetë, ndërsa ikjen e kërkon në libra. Nuk mund t’i shmanget fatit tragjik të vet që vazhdon ta ndjekë në jetë. Shpirti i trazuar i tij e s’e lë dot të qetë. Çdo gjë që bën përcillet nga gjurma e tragjedisë. Nuk i takon shoqërisë e cila shpesh e refuzon dhe e largon. Mërzitet në qytet, por në fund edhe në fshat. Nuk e gjen qëllimin e vet apo mënyrën për t’i kontribuar shoqërisë. Po ashtu vërehet edhe indiferenca e tij ndaj çdo gjëje. Është i prirë të gjejë kënaqësinë e vet dhe nuk mund t’i ikë natyrës së vet, madje edhe atëherë kur vajza Tatjana sinqerisht ia shpreh dashurinë. Ai është zanafillës i tipit të tepërt të karakterit.

Komente

Nuk ka ende komente