Libri tregon historinë e Robert Jordan-it, një i ri amerikan i cili merr pjesë në Luftën Civile Spanjolle. Libri, në mënyrë grafike dhe shumë përshkruese, shpjegon dhe tregon brutalitetet dhe vështirësitë që kalohen gjatë luftrave, dhe konkretisht, këtë rast, në Luftën Civile Spanjolle. Bazohet në përjetimet e vetë Hemingway-t gjatë luftës, kur punonte si gazetar për Aleancën e Gazetarëve të Amerikës së Veriut. Një temë që shpesh paraqitet gjatë veprës është humbja e pafajësisë në luftë. Çdo personazh në libër e humbet qoftë pafajësinë fizike ose atë psikike. Një rast është Joaquin, i cili humb prindërit dhe detyrohet të rritet shumë më shpejt. Robert Jordan, fillimisht vjen në Spanjë me idealizëm ndaj kauzës Republikane, dhe besonte verbërisht që po merrte pjesë në anën e mirë. Mirëpo, pasi lufton, Roberti fillon të bëhet cinik ndaj kauzës, dhe idealizmi i tij e humb zjarrin.
Për kë bie këmbana
1,000 L
“Për kë bie këmbana” nga Ernest Heminguej u publikua në vitin 1940. Ky roman tregon historinë e Robert Xhordan, një i ri amerikan i brigadës ndërkombëtare i angazhuar në një njësi guerrile republikane gjatë Luftës Civile Spanjolle.
5 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Ombra GVG |
---|---|
Numri i faqeve | 374 |
Autori | Ernest Hemingway |
Komente
Nuk ka ende komente