Botuar më 1844-1846, Konti i Monte Kristos njohu një sukses që nuk është shuar kurrë, duke u bërë një nga veprat më popullore të letërsisë botërore. Abati Faria, arratia e pangjarë ndonjëherë, thesari me të cilin do të shpërblehen miqtë dhe do të ndëshkohen tradhëtarët, fati përrallor i Edmond Dantesit; kanë thjeshtësinë dhe forcën e miteve të mëdha. Rrëfimtar mahnitës, si në aksionin e veprës ashtu edhe në dialogët e saj, Dumasi na rrëmben me vete pa na lënë të mbushemi me frymë: nga kabineti i Luigjit XVIII në Mesdheun e kontrabandistëve, nga ishujt e Toskanës në katakombet e Romës, prastaj në sallonet parisiane ku konti misterioz i Monte Kristos përgatit hakmarrjen e tij…
Konti Monte Kristos 1
1,000 L
1815. Luigji XVIII ka hipur përsëri në fron, por ai përplaset me opozitën, në të cilën Perandori Napoleon, i internuar në ishullin e Elbës, mendon të shfrytëzojë. Në Marsejë, ku mbretëron përçarja civile, është çasti më i volitshëm për larje llogarish politike dhe të burgosur në kështjellën e Ifit, pa e ditur arsyen…
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Dituria |
---|---|
Numri i faqeve | 592 |
Autori | Aleksandër Duma |
Komente
Nuk ka ende komente