Bastardja e Stambollit

1,000 L

Sikur të kishim një botë ideale, shkrimtarja turke Elif Shafak do të merrte shumë më tepër vëmendje për të shkruarin e saj të zellshëm e imagjinativ, e më pak debat për komplikimet politike të veprës… Një vështrim i gjallë mbi familjen dhe Stambollin bashkëkohës nga dy gra të reja, njëra turke e tjetra armeno – amerikane. USA Today

SKU: 9789995611972 Kategoria

Tek Kazanxhitë, turq stambolli, gratë janë prush dhe me humor të trazuar, u pëlqen dashuria dhe flasin me xhindet, ndërsa burrat shkojnë shumë herët në botën e përtejme apo në Amerikë. Tek Çakmaçianët, armenas të emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitet 1920, pavarësisht ç’seksi i përkasin, janë të lidhur ngushtë pas identitetit dhe traditave të tyre. Divorci mes Barsamit dhe Rozës, dhe, mandej, martesa e dytë e kësaj me një turk me emrin Mustafa, ngrenë një stuhi zemërate të përgjithshme. Kur vajza e Barsamit dhe e Rozës, tashmë njëzetenjë vjeçe, ia beh fshehtas në Stamboll nga dëshira për të kuptuar popullin e saj, e strehon aty me ngrohtësi familja e njerkut të saj. Miqësia që lind ndërmjet Armanush Çarkmaçianit dhe Asia Kazanxhiut, bastardja”, do të nxjerrë në dritë të fshehta të ndryra më së thelli…” Susan Isaac

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

412

Autori

Elif Shafak

Komente

Nuk ka ende komente