Me këtë dokument përcaktojmë termat dhe kushtet e përgjithshme që rregullojnë përdorimin e faqes www.Bookland.al në internet dhe blerjen e produkteve në librari, me adresë: Bulevardi Bajram Curri, godina Galeria ETC, kati 2, Tiranë, Shqipëri, me numër identifikimi (NUIS) J72207013A. Këto kushte mund të ndryshohen me kalimin e kohë; është përgjegjësia juaj t’i lexoni ato në mënyrë periodike.

• Çmimet e produkteve dhe Tatimi mbi vlerën e shtuar 

Çmimi i produkteve do të jetë siç përcaktohet në çdo kohë në faqen tonë të internetit dhe në bazë të rregullave në fuqi. Të gjitha blerjet e bëra përmes faqes të internetit kanë të përfshirë TVSH (tatimin mbi vlerën e shtuar) dhe jo taksa të tjera. Çmimet në faqen e internetit përfshijnë TVSH, por përjashtojnë tarifat e dërgesës, të cilat i shtohen çmimit total.

• Mbrojtja e të dhënave dhe palët e treta

Bookand siguron të drejtën për të përpunuar të dhënat tuaja personale që të përmirësojmë përvojën e përdoruesit dhe të ofrojmë një shërbim të një cilësie të lartë. Informacioni personal që mblidhet për të regjistruar përdoruesit në web, përdoret për të komunikuar me përdoruesit, për t’ju atyre ofruar shërbime, oferta dhe përditësime të tjera.

Për të arritur qëllimet e përmendura, ne duhet t’u japim qasje në të dhënat tuaja personale edhe palëve të treta që na ofrojnë mbështetje në shërbimet që ne ofrojmë për ju, si psh: ofruesit e shërbimeve teknologjike dhe analitike (Meta, Google, etj.), ofruesit dhe partnerët e shërbimeve në lidhje me logjistikën, transportin dhe dorëzimin dhe/ose organizatat partnere të tyre (shërbime postare), ofruesit e shërbimeve që lidhen me mbështetje të klientëve, ofruesit e shërbimeve dhe bashkëpunuesit në lidhje me marketingun dhe promovimin.

Bookland zotohet të rrespektojë dhe ruajë privatësinë e përdoruesve tanë dhe për të mbrojtur të dhënat personale të blerësit nga çdo qasje e paautorizuar.